Dhuna e paralajmëruar dhe bojkoti në futboll, “Po na pushkatoni”, aksioni i shembjes 2 months ago   1:04:40

News24 Albania
Copyrighted by News24 Albania

Comments 0 Comments

Add Reply

“Po na pushkatoni”, aksioni i shembjes Dhuna e paralajmëruar dhe bojkoti në futboll, 2 months ago   23:18

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) për të shembur një banesë në zonën e Shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ka shkaktuar një kaos të vërtetë.
Disa banorë kanë kundërshtuar këtë aksion, madje disa prej tyre janë shtrirë në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
“Po na pushkatoni” është dëgjuar të thotë një zonjë e kësaj familje, të cilat janë shfaqur në gjendje të rënduar.
Prej rreth një ore banorët po vazhdojnë të bëjnë rezistencë, ndërkohë që disa prej tyre refuzojnë të dalin nga banesa.
Disa nga familjarët janë ende brenda shtëpisë dhe kanë ndezur një zjarr në oborrin e banesës. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse.
Ndërkohë që një banor tjetër, ka treguar në media dokumentat që disponon se banesa është ndërtuar në tokën e shtetit dhe jo në truallin e një personi privat.
Mësohet se ky truall me vendim gjykate i është rikthyer ish-pronarëve dhe për rrjedhojë IKMK do zbatojë vendimin për shembjen e kësaj banese. Banesa që do të shembet ndodhet pranë Shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie si dhe ambulancat.

Copyrighted by News24 Albania